VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTJA SOMMARUGA NË DAVOS - TË MOS SHPËRFILLET PASIGURIA QË KRIJON GLOBALIZIMI

E Mërkurë, 01.21.2015, 09:25pm (GMT1)



Voal-online.ch - DAVOS - Të kemi mendjen dhe të mos shpërfillimin ndjenjën e pasigurisë që globalizimi gjeneron në disa kategori të popullsisë. Kjo është thirrja që presidentja e Konfederatës Simonetta Sommaruga, ka bërë duke marrë fjalën në ditën e parë të Forumit Ekonomik Botëror 2015 në Davos.

Ministrja ndërkaq ka shtuar se "shumë qytetarë e kanë të vështirë të identifikohen me një ekonomi të cilën për nga dimensionet e saj nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht".  

Këshilltarja federale ka nënvizuar nevojën e sipërmarrësve që duan të fitojnë para, por jo vetëm kaq: duan edhe t'iu japin perspektiva njerëzve, duke shmmangur të menduarit vetëm për pasurim, ka nënvizuar.

Sommaruga ka përmendur rolin e politikës, duke pohuar se shtyllat e një rendi të shëndoshë të ekonomisë dhe të shoqërisë janë siguria e së drejtës, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe barazia./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.