VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTJA ZVICERANE NË DAVOS - EMIGRANTËT JANË NJË THESAR POTENCIAL
E Premte, 01.23.2015, 10:08am (GMT1)


Voal-online.ch - DAVOS - Në një botë të globalizuar si kjo sot emigracionet janë të pashmangshme, ka pohuar Simonetta Sommaruga gjatë një diskutimi në Davos, në kuadrin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar.

Për këtë shkak, Presidentja e Konfederatës Zvicerane ka ftuar mjediset politike të përfitojnë nga përparësitë e këtyre prurjeve dhe të mos e konsiderojnë një problem. Nëse kanalizohen në mënyrë të përgjegjshme, këto energji do të ishin të dobishme për të gjithë, ka nënvizuar këshilltarja federale.

Bëhet fjalë kryyesisht për krahë pune të moshave të reja, nga të cilët ekonomia mund të ketë përfitime edhe sa i përket konsumit dhe kjo do t'iu shërbejë edhe vendeve prej nga ata vijnë, ka shtuar Shefja e Departamntit të Policisë dhe Drejtësisë. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.