VENDIMI I BANKËS QENDRORE EVROPIANE KA NDIKIME NEGATIVE PËR ZVICRËN
E Premte, 01.23.2015, 10:18am (GMT+1)
Voal-online.ch - "Lëvizja e BQE do të ketë ndikime negative për ekonominë helvetike, sepse do të shtyjë edhe më tej drejt rivlerësimit të frangut kundruall euros. E gjersa Zvicra eksporton shumë në zonën euro, një frang tepër i fortë do të jetë një tjetër lajm negativ për ekonominë e saj." Këto janë fjalë të ekonomistit Tommaso Monacelli, profesor i politikës monetare në Universitetin Bocconi të Milanos, të cilin tvsvizzera.it e ka intervistuar në kuadrin e manovrës së paralajmëruar të enjten nga Banka Qendrore Evropiane.
"Në fakt kjo situatë u paraprit nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) nga viti 2011, por kostoja për ta mbajtur frangun të ankoruar ndaj euros ishte bërë tepër e madhe. Tani do të jetë me interes të shikojmë se çfarë do të bëjë Banka Kombëtare Zvicerane për të kërkuar të kufizojë mbivlerësimin e tepëruar të frangut në krahasim me euron."
Në intervistë Monacelli shpjegon konkretisht se çfarë është manovra e Bankës Qendrore Evropiane, cili është qëllimi i saj dhe kush fiton e kush humb nga vendimi i Frankfurtit.
www.voal-online.ch
|