VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA LEHTËSON NATYRALIZIMIN E TË HUAJVE TË RINJ TË BREZIT TË TRETË

E Shtunë, 01.24.2015, 09:44am (GMT1)



Në vendimin e miratuar dje Këshilli Federal shprehu mbështetjen e tij për iniciativën "Zvicra duhet të njohë fëmijët e saj". Kjo iniciativë kërkon që të huajt e brezit të tretë, të lindur dhe të rritur në Zvicër, të mund të përfitojnë nga natyralizimi i thjeshtuar.

Projekti i Komisionit të institucioneve politike të Komitetit Nacional përcakton një sërë kushtesh për të aplikuar për natyralizim të lehtësuar. Ndër të tjera, personi duhet të jetë i lindur në Zvicër, të jetë i integruar dhe të ketë një leje qëndrimi. Prindërit dhe gjyshërit e tij gjithashtu duhet të kenë ose të mbajnë lidhje të ngushta me Zvicrën.

Pra, nuk parashikohet që brezi i tretë me origjinë të huaj të gëzojë automatikisht shtetësinë zvicerane që në lindje. Kjo iniciativë dallohet me këtë element nga ajo e paraqitur më 2001 nga Konfederata dhe e refuzuar më 26 shtator 2004.

Harmonizimi i kushteve të natyralizimit

Në formën e tanishme Ligji për natyralizim (LN) nuk përmban asnjë dispozitë të veçantë lidhur me të huajt e brezit të tretë. Gjatë shqyrtimit të rishikimit të përgjithshëm të projektit për Ligjin e natyralizimit, i cili është miratuar më 20 korrik 2014, Kuvendi Federal vendosi që të mos integrojë në ligjin e lehtësimit të natyralizimit për këtë kategori të të huajve para se të kryhet trajtimi i kësaj iniciative parlamentare.
Drafti i kësaj iniciative do të krijojë bazat ligjore për harmonizimin e kushteve për natyralizim e lehtësuar, të cilat tani dallojnë nga një kanton në tjetrin. Kantonet janë në të vërtetë të lira për të vendosur të drejtën e tyre për objektet procedurale për të huajt e brezit të tretë. Kjo iniciativë parlamentare propozon që kjo kompetencë t'i dorëzohet

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.