E Shtunë, 07.20.2019, 03:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
EMMA WATSON - AVOKATJA E FEMRAVE NË DAVOS

E Djelë, 01.25.2015, 11:19am (GMT+1)



Emma Watson u kërkoi liderëve botërorë dhe të koorporatave, por edhe njerëzve të thjeshtë të ndërmarrin hapa konkretë dhe t'i bashkohen fushatës për barazinë gjinore

Katër muaj pas fjalimit të saj të dalluar mbi rolin e burrave në lëvizjen feministe, ambasadorja e Vullnetit të Mirë në Kombet e Bashkuara, Emma Watson i rikthehet deklaratës së saj, duke bërë një paraqitje të atyre që janë arritur deri tani dhe çfarë mbetet ende për t’u bërë për femrat sot.

E ftuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Emma prezantoi të premten, projektin e ri për 2015-n “IMPACT 10X10X10”, një plan që adreson mungesat në fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore.

Ajo e nisi fjalimin duke vlerësuar ndikimin e madh që ka pasur fushata e saj HeForShe (AiPërAtë) në jetën e saj dhe jetën e të tjerëve.

“Besoj se tani kuptohet më mirë se kurrë se gratë duhet të jenë të barabarta me burrat”, nënvizoi ajo. Më tej, tha se ndihej e habitur nga numri i madh i burrave që e kanë kontaktuar, që prej fjalimit të saj të parë.

“Gratë janë gjysma e këtij planeti, por janë të nënpërfaqësuara dhe potencialet e tyre nënvlerësohen. Gratë duhet të jenë anëtare të barabarta në shtëpi, shoqëri, qeveri dhe vendet e punës”, theksoi ajo.

Fushata e saj e re synon që ta kthejnë aksionin në një forcë të madhe vepruese, duke “përfshirë qeveritë, bizneset dhe universitetet, duke i bindur ato që të ndërmarrin angazhime më konkrete ndaj barazisë gjinore”, si dhe të ftojë njerëz të thjeshtë të ndajnë historitë e tyre të përditshme.

Aktorja britanike u bëri thirrje të rinjve që ta ngrenë zërin kur gratë diskriminohen dhe burrave që t'i mbështesin gratë e tyre për të realizuar ambiciet.
 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICRA LEHTËSON NATYRALIZIMIN E TË HUAJVE TË RINJ TË BREZIT TË TRETË (01.24.2015)
MINISTRI I JASHTËM I ZVICRËS DIDIER BURKHALTER NGA DAVOSI - 'DUHET TË JEMI TË BASHKUAR' (01.24.2015)
35% E ZVICERANËVE JANË ME PREJARDHJE TË HUAJ (01.24.2015)
DAVOS 2015 - EUROPA ME KUFIJ TË HAPUR? Drejtori i përgjithshëm i DW, Peter Limbourg, moderoi podiumin e diskutimit me temë: mundësitë dhe rreziqet e emigrimit në Europë (01.23.2015)
NË BAZEL MBAHET FORUMI EKONOMIK TURISTIK PËR KOSOVËNForumi mbahet më 30 dhe 31 janar në sallën e re të veprimtarive në Gundeldinger (www.launchlabs.ch), Bazel (01.23.2015)
VENDIMI I BANKËS QENDRORE EVROPIANE KA NDIKIME NEGATIVE PËR ZVICRËN (01.23.2015)
PRESIDENTJA ZVICERANE NË DAVOS - EMIGRANTËT JANË NJË THESAR POTENCIAL (01.23.2015)
DAVOS - KY FORUM UNIKAL (01.22.2015)
PRESIDENTJA SOMMARUGA NË DAVOS - TË MOS SHPËRFILLET PASIGURIA QË KRIJON GLOBALIZIMI (01.21.2015)
NË DAVOS TË ZVICRËS NIS PUNIMET FORUMI BOTËROR EKONOMIK (01.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]