VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA DREJT ZGJERIMIT TË ORAREVE TË SHITOREVE
Në ditët e javës nga ora 6 deri 20, të shtunën 6-19

E Mërkurë, 01.28.2015, 09:29am (GMT1)


Voal-online.ch - BERNË - Shumica në komisionin e ekonomisë dhe të detyrimeve në Këshillin e Shteteve është në favor të zgjerimit të orareve të shitoreve në gjithë Zvicrën. Pjesa më e madhe e anëtarëve është e prirur për të miratuar një ligj të ri, sipas të cilit shitoret gjatë javës të hapen nga 6 në 20 dhe të shunën 6-19.

Projekti do të merret në sqyrtim pasi Departamenti Federal i Ekonomisë, Kualifikimit dhe Kërkimit do të ketë dëgjuar përfaqësuesit e Konferncës së Drejtorëve Kantonalë të ekonomisë publike, të cilët janë shprehur gjerësisht kundër këtij projektligji.

Ky ligj është konsideruar i rëndësishëm nga përkrahësit e tij si instrument i përshtatshëm për të zbutur ndikimet negative të turizmit të blerjeve, si dhe me ndikime pozitive në punësimet, sidomos pasi Banka Kombëtare Zvicerane vendosi ta shkëpusë frangun nga euro./ATS


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.