VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SONDAZHI PËR ZGJEDHJET FEDERALE ZVICERANE - SVP RRITJE, CVP NËN 10%

E Enjte, 01.29.2015, 11:50am (GMT1)


Voal-online.ch - BERNË - Vetëm democentristët (32,3%, +5,7%) e të gjelbrit-liberalë (7,7%, +2,3%) do të kenë rritje të numrit të mandateve në zgjedhjet federale të tetorit, sipas rezultateve të sondazhit të kryer në tremujorin e fundit të vitit 2014 nga shoqata e dobive publike Vimentis.

Liberal-radikalët (14,4%,-0,7), të gjelbrit (7,6%, -0,8) e demokratët qytetarë (5,4%) do të mbanin pozicionin e tanishëm, ndërsa më dobët paraqiten socialistët (16,3%, -2,3), e demokratët popullorë (9,3%, -2,7). Masa e gabimit, sipas ekspertëve është mes -4 e +4%.

Një hulumtim i publikuar muajin e shkuar nga Instituti Léger i jepte SVP-së 23.8% (-2,8), PS-së 19,8% (+0,9), FDP-së 15,7% (+0,6) e CVP-së 12,4% (+0,1)./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.