VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FRANGU I FORTË - ZVICERANËT TË QETË

E Premte, 01.30.2015, 08:33am (GMT1)


Voal-online.ch - BERNË - Pothuaj gjysma e zviceranëve nuk e  konsideron aq dramatike heqjen e pragut minimal të shkëmbimit me euron nga ana e Bankës Kombëtare Zvicerane (SNB) në mesin e janari - 44% e të tyre thonë se ky vendim nuk do të ketë për ta pasoja personale.

Kështu del nga një sondazh i qendrës së kërkimit të tregut DemoSCOPE publikuar të enjten. Ndërsa 27% - kryesisht të rinj - parashikon ndikime pozitive për jetën e saj të përdishme. E vetëm 22% pret pasoja negative. 81% e të pyeturve thonë se nuk duan të ndryshojnë zakonet e tyre të konsumit.

Sa i përket ecurisë ekonomike të Zvicrës, sipas 60% të të pyeturve vendimin e SNB e shikojnë të dëmshëm, sidomos për eksportet dhe turizmin. Në sondazhin telefonik të kryer mes 25 e 29 janarit kanë marrë pjesë një mijë veta nga Zvicra gjermane e romande./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.