VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Economiesuisse - POLITIKA TË MARRË MASA URGJENTE NDAJ PASOJAVE TË FRANGUT TË FORTË

E Hënë, 02.02.2015, 02:55pm (GMT1)

Presidenti i Economiesuisse Heinz Karrer

Voal-online.ch - BERNË - Economiesuisse e fton botën politike të marrë masa sa më shpejt për të korrigjuar dëmet e shkaktuara nga forca e monedhës helvetike. Si? Për shembull duke hartuar disa projekte liegjislative të cilat parashikojnë detyrime të reja ndaj sipërmarrjeve, të tilla si strategjia energjitike 2050 apo rishikimi i së drejtës së shoqërive anonime.

Kjo doli të hënën nga konferenca vjetore e shtypit e organizatës së sipërmarrjeve zvicerane në Bernë. Sipas Heinz Karrer, president i shoqatës, arsyet e ecurisë së tregut të shkëmbimeve duhen kërkuar tek ecuria në zonën euro e jo në Bankën Kombëtare Zvicerane.

Vështirësitë për ndërmarrjet zvicerane, ka nënvizuar ai, shumëfishohen, ngaqë "prej shumë vitesh gjenden nën trysninë e sfidës së rëndë monetare"./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.