E Martë, 09.17.2019, 11:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZVICRA E PESTË – DIASPORA E ZVICRËS NË RRITJE
E Hënë, 02.02.2015, 04:18pm (GMT+1)


Këta fëmijët i takojnë diasporës zvicerane që jeton në Francë

Voal - Numri i shtetasve zviceranë që jetojnë jashtë vendit ka vazhduar të rritet. Vitin e kaluar, janë raportuar gjithsej 746'885 shtetas zviceranë që jetojnë jashtë vendit. Kjo është afërsisht sa popullsia e kantonit të Vaud, me kryeqendër Lozanën.

Krahasuar me vitin e kaluar, Zvicra e Pestë, kështu quhet diapora zvicerane, u rrit me rreth 2 për qind, siç njoftoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFA). Rritja korrespondon me një tendencë për disa vjetësh.

Destinacionet më të popullarizuara për zviceranët gjatë vitit 2014 kanë qenë vendet fqinje të Zvicrës dhe vendet anglo-saksone. Për vitin 2014 numri i zvicerane jashtë vendit sipas statistikave nga DFA është: në Francë (3112 persona), në Gjermani (2045) dhe në SHBA (1176), Izraeli (1045), Mbretëria e Bashkuar (1028), Australi (577) dhe Tajlandë (568).

Në regjistrin elektoral janë më shumë se 142,000 vetë.

Në total Zvicra e Pestë numëron 746'885 zviceranë dhe zvicerane që jetojnë jashtë Konfederatës Helvetike. Komunitetet më të mëdha zvicerane janë të vendosura në Evropë: Gjashtë nga dhjetë zviceranë jashtë vendit gjatë vitit 2014 jetonte në vendet e Bashkimit Evropian, nga të cilat rreth tre të katërtat në vendet e menjëhershme fqinje të Zvicrës. Në Francë jetojnë 194'474 zviceranë, në Gjermani 84'671, Itali 51'353 dhe 15'542 në Austri.

Komunitetet më të mëdha të diasporës zvicerane jashtë Evropës janë të vendosura në SHBA (78'696), Kanada (39'618), Australi (24'584) dhe Izrael (17'958). Zvicra e Pestë ka 12 % më shumë femra se meshkuj.

Të regjistruar në regjistrin e zgjedhësve janë 142'651 qytetarë zviceranë dhe zvicerane jashtë vendit. Kjo është për 1,5 për qind më shumë se në zgjedhjet kombëtare të 2011./ Elida Buçpapaj – Burimi nga Swissinfo

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Economiesuisse - POLITIKA TË MARRË MASA URGJENTE NDAJ PASOJAVE TË FRANGUT TË FORTË (02.02.2015)
FRANGU I FORTË - ZVICERANËT TË QETË (01.30.2015)
SONDAZHI PËR ZGJEDHJET FEDERALE ZVICERANE - SVP RRITJE, CVP NËN 10% (01.29.2015)
ZËRI I AMERIKËS - DY PILOTËT ZVICERANË NË FLUTURIMIN E PARË ME AVION DIELLOR PËRRETH BOTËS (01.28.2015)
LOZANË - HAPET EKSPOZITA 'BESA' KUSHTUAR SHQIPTARËVE QË SHPËTUAN HEBRENJTË GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (01.28.2015)
ZVICRA DREJT ZGJERIMIT TË ORAREVE TË SHITOREVENë ditët e javës nga ora 6 deri 20, të shtunën 6-19 (01.28.2015)
EMMA WATSON - AVOKATJA E FEMRAVE NË DAVOS (01.25.2015)
ZVICRA LEHTËSON NATYRALIZIMIN E TË HUAJVE TË RINJ TË BREZIT TË TRETË (01.24.2015)
MINISTRI I JASHTËM I ZVICRËS DIDIER BURKHALTER NGA DAVOSI - 'DUHET TË JEMI TË BASHKUAR' (01.24.2015)
35% E ZVICERANËVE JANË ME PREJARDHJE TË HUAJ (01.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]