VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHKËLZEN GASHI U SHPALL FUTBOLLISTI I VITIT NË ZVICËR E Martë, 02.03.2015, 07:21am (GMT1) Gashi në vitin 2014 u shpall kryegolashënues i Superligës me Grashopers ndërsa kryeson aktualisht dhe listën e golashënuesve të kampionatit zviceran me 11 gola. Është Shkëlzen Gashi, një shqiptar, futbollisti i vitit i Superligës Zvicerane. Sulmuesi kuqezi fitoi trofeun më të lakmuar në planin individual në kampionatin helvet duke konfirmuar vitin e jashtëzakonshëm që ka kaluar. I thjeshtë, shkëlqyes dhe mbi të gjithë modest Shkëlzen Gashi u ngjit në skenë duke dashur të ndajë këtë çmim me të gjithë. "Ky trofe i imi është meritë dhe e skuadrave ku unë kam luajtur, e të gjithë atyre njerëzve me të cilët kam punuar. Gjëja më e rëndësishme për mua, është punë, punë dhe vetëm punë!" Gashi në vitin 2014 u shpall kryegolashënues i Superligës zvicerane me Grashopers ndërsa kryeson aktualisht dhe listën e golashënuesve të kampionatit zviceran me 11 gola. Ndërkohë dhe futbollisti tjetër i kombëtares, Taulant Xhaka, që luan gjithashtu te Bazel u vlerësua në këtë mbrëmje Gala teksa ishte bashkë me Gashin pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2014. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |