VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË ZVICËR PUNA NË TË ZEZË PËSON RËNIE
Zvicra është model në shkallë ndërkombëtare, menjëherë pas SHBA

E Enjte, 02.05.2015, 08:11am (GMT1)

 
Voal - Puna në të zezë vazhdon të ketë rënie në Zvicër. Vitin e shkuar ekonomia informale, krahasuar me prodhimin total të ekonomisë ishte 6.9 për qind, ndërsa për vitin 2015 është parashikuar në rënie e mëtejshme. Profesori i ekonomisë Friedrich Schneider nga Universiteti i Lincit Austri ka llogaritur se më 2015 kjo shifër do të jetë 6.5 për qind.

Ky është një rezultat brilant në krahasim me standardet ndërkombëtare. Vetëm SHBA janë më mirë se Zvicra. Atje raporti i ekonomisë informale me prodhimin kombëtar bruto është 5.9 për qind. Në krahasim me vendet tjera të Evropës, Zvicra është në pozicion mjaft të mirë në këtë pikë, pasi në vendet si Gjermania, Franca ose shtetet skandinave kjo përqindje arrin në mes 12 dhe 13 për qind.

Ndërsa në shtetet e tjera të BE-së si Greqia, Italia, Spanja që janë në krizë ekonomike madje, përqindja që përbën punësimi në të zezë sillet në mes 18 dhe 22 për qind./ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.