VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË BAZEL DO TË EKSPOZOHEN PIKTURA 300 MILIONË DOLLARËSHE E GAUGUIN DHE 49 KRYEVEPRA TË TJERA

E Shtunë, 02.07.2015, 10:34am (GMT1)


'Nafea Faa Ipoipo'

Voal - BAZEL - Piktura më e kushtueshme e të gjitha kohërave është një Gauguin. Vepra e famshme "Nafea faaipoipo (Kur do të martohesh?)" realizuar në vitin 1892 është shitur 300 milionë dollarë, 50 milionë më shumë se u shit më 2011 "Lojtari i bixhozit" i Paul Cézanne. Shifra rekord (thuhet se u ble nga emirët e Katarit) u bë e njohur nga New York Times në prag të hapjes së ekspozitës së kushtuar Paul Gauguinit në Fondacionin Beyeler të Bazelit. Muzeu më i vizituar i Zvicrës me siguri sivjet do të vendosë një tjetër kuotë të vizitorëve pas atij të vitit 2014, kur pati 349'531 të tillë.

Nga e diela (nesër) vepra e cila më parë i përkiste Rudolf Staechelin Family Trust do të jetë e pranishme deri më 28 qershor së bashku me 49 kryevepra të tjera që vijnë nga muzetë dhe koleksionet më të famshme të botës.  Piktura (105x77,5 centimetri) pas kësaj dae largohet nga Zvicra. Sivjet, pas Bazelit, ajo do të ekspozohet në Madrid e a Washington.

Ekspozita kushtuar francezit Guaguin (më e rëndësishmja në Evropë nga vitit 2004) do të jetë veprimtaria kulturore kryesore e Zvicrës sivjet dhe një ndër më të rëndësishmet e kontinentit. Përveç pikturave, ekspozita përmban skulptura enigmatike të Gauguin që evokojnë artin e deteve të jugut, pjesa më e madhe e të cilave ishin të humbura.

Hapjen e ekspozitës në Riehen e bën aktori Keanu Reeves i cili do të lexojë faqe të Noa Noa, francezit të konsideruar një prej artistëve më popullorë të kohës sonë me Van Gogh, Monet e Cézanne të cilëve ua ka marrë primatin./ATS



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.