VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HSBC NDIHMOI MËNJANIMIN E TAKSAVE

E Martë, 02.10.2015, 08:02am (GMT1)



Një rrjet i madh gazetarësh investigativ zbuloi se krahu svicerian i bankës më të madhe britanike  HSBC, ndihmoi klientët globalë të mënjanonin taksa dhe të fshihnin miliona dollarë në asete.

Klientët përfshijnë trafikantë droge, kontrabandistë armësh dhe figura të shquara.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë dhe disa organizata lajmesh morën dokumentat e bankës që datojnë që nga viti 2007 dhe zbulojnë shkallën e shmangies së taksave.  

Dokumetat e siguruara përmbajnë hollësi rreth gati 100 mijë klientëve në mbarë botën individë dhe entitete ligjore.

Sipas raportit të konsorciumit, studimet akademike llogarisin se gati 7.6 trilionë dollarë mbahen jashtë vendit në taksa, duke ndaluar qeveritë të mbledhin gati 200 miliardë dollarë në vit në të ardhura nga taksat.

Në Britani, raporti irritoi ligjvënësit dhe nxiti kritika se autoritetet e taksave kanë dështuar të penalizojnë shmangësit e taksave.

HSBC u përgjigj ndaj raportit duke thënë se përpjekjet e saj për të zbatuar ligjin kanë qënë të pamjaftueshme. Banka thotë se ka kaluar nëpër një transformim radikal gjatë viteve të fundit dhe tani zbaton kërkesa më të rrepta për raportimin e llogarive.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.