VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BANKIERËT ZVICERANË NDIHEN TË QETË - NUK IU PRISHIN PUNË NDODHITË NË HSBC

E Martë, 02.10.2015, 12:31pm (GMT1)


Jo të gjitha delet janë të zeza

Voal - BERNË - Të dhënat e publikuara rreth shmangies së taksave të praktikuar në HSBC Private Bank nuk përbëjnë aq shqetësim më për Shoqatën e Bankierëve Zviceranë. Rrekjet e shumta të këtyre viteve të fundit në këtë fushë janë të ditura për të gjithë, sipas zëdhënësit të shoqatës, ndonëse kjo pranon se artikujt e botuar këto ditë nga shtypi lënë njolla të këqija për të gjithë kategorinë, së paku në kohë të shkurtër. Sa i përket riciklimit të parave, Konfederata ka vënë rregulla nga më të rreptat dhe iu takon bankavae t'i respektojnë ato, thotë zëdhënësi.

Filiali helvetik i bankës britanike është vënë shumë herë në shenjestër të FINMA, autoriteti mbikqyrës zviceran, i cili në kohë i ka denoncuar të gjitha faktet dhe ka paralajmëruar ndëshkime nëse nuk zbatohen rregullat./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.