VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKODËR - ZVICRA FINANCON PROJEKTIN MARUBI, FOTOTEKA SHNDËRROHET NË MUZÉ TË FOTOGRAFISË
Projektin e financon edhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

E Premte, 02.13.2015, 10:26am (GMT1)

  
Në Shkodër u nënshkrua dje një marrëveshje mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ambasadës Zviceriane për financimin e Projektit "Marubi", projekt ky i fituar një vit më parë nga një studio holandeze që synon ta shndërrojë fototekën në një muze të fotografisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Pjesë e financimeve që mbështesin realizimin e Projektin "Marubi" është edhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Fototeka Kombëtare Marubi prej shumë vitesh qëndron në mjedise të papërshtatshme, që rrezikojnë këtë pasuri të kulturës kombëtare dhe evropiane.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.