VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HSBC - HETIM KRIMINAL PËR PASTRIM PARASH

E Mërkurë, 02.18.2015, 07:32pm (GMT1)



Prokuroria e Gjenevës bëri kontrolle në degën zvicerane të bankës gjigande britanike HSBC dhe njoftoi se po zhvillohet një hetim kriminal për pastrim parash.

Prokurorët thanë se akuzat kanë të bëjnë me "pastrim parash në përmasa të mëdha", por theksuan se hetimi mund të zgjerohet, për të përfshirë "persona fizikë, të dyshuar në këtë aktivitet."

Në fillim të muajit, gazetarët zbuluan se dega zvicerane e bankës HSBC, më e madhja në Evropë, ka ndihmuar klientë nga vende të ndryshme t'u shmangen taksave dhe të fshehin qindra miliona dollarë.

Mes tyre ishin trafikantë droge dhe armësh si dhe njerëz të famshëm.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.