VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Espresso - LISTA FALCANI SHËRBEN SI PROVË PËR DREJTËSINË

E Premte, 02.20.2015, 10:59am (GMT1)



Voal - Lista Falciani mund të përdoret nga autoritetet e taksave si provë e fshehjes së shumave miliardëshe. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë Italiane, sipas revistës Espresso, duke ua dhënë dritën jeshile të dhënave të nxjerra nga HSBC.

Vendime të mëparshme të kësaj gjykate e kishin quajtur të padobishme listën, meqë ajo është nxjerrë duke dhunuar sekretin bankar zviceran.

Gjykatësit, sipas lajmit të botuar nga revista, ia dhanë dritën jeshile përdorimit të të dhënave, sepse detyra e pagimit të taksave mbi pragun e privatësisë nga ana e mashtruesve të mundshëm fiskalë dhe sekreti bankar zviceran nuk kanë vlerë në Itali.SF
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.