VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADOLF MUSCHG NDEROHET ME ÇMIMIN E MADH TË LETËRSISË ZVICERANE 2015
Çmimi i jepet si mirënjohje ndaj karrierës krijuese

E Premte, 02.20.2015, 11:10am (GMT1)


Voal - ZYRIH - Shkrimtari zyrihas Adolf Muschg fiton Çmimin e Madh Zviceran të Letërsisë si vlerësim ndaj karrierës së tij krijuese. Zyra Federale e Kulturës ndërkaq ka shpërblyer shtatë fitues të Çmimeve Zvicerane të Letërisë për vepra të botuara nga tetori 2013 deri në tetor 2014. Shkrimtarja luganeze, datëlindja 1965, Claudia Quadri ka marrë çmimin për veprën "Suona, Nora Blume" publikuar nga shtëpia botuese Casagrande.

Në ceremoninë e zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare, juria ka vlerësuar "një shpirt ngulmues kritik" të shkrimtarit zyriha, autor i një "vepre të pasur, të përbërë nga romane dhe nga studime për letërsinë kushtuar Evropës, Japonisë dhe Gëtes. Vlera e çmimit është 40'000 franga.

Fituesve të tjerë të çmimit iu është dhënë shuma 25'000 franga secilit. Leximi i veprave që përfshihen në konkurs organizohen në gjithë Zvicrën gjatë tërë vitit. Programi është në adresën www.premiletteratura.ch. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.