VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FRANGU I FORTË SHQETËSON POLITIKËN
Grupe të ndryshme parlamentare kanë vendosur të kërkojnë debat urgjent për këtë temë


E Shtunë, 02.21.2015, 03:09pm (GMT1)


Një kujtim i moçëm

Voal - BERNË - Forca e frangut, pas shfuqizimit të pragut minimal të shkëmbimit me euron nga ana e Bankës Kombëtare Zvicerane (SNB), do të sjellë shumë diskutime në Parlament në sesionin pranveror, i cili hapet më 2 mars.

Grupe të ndryshme parlamentare të cilat janë mbledhur këtoi ditë, në fakt kanë vendosur të kërkojnë një debat urgjent lidhur me këtë. Mes këtyre grupeve figurojnë PS, FDP dhe të Gjelbrit.

Grupi socialist, në mënyrë të veçantë, kërkon nga SNB që të vendosë një prag të ri minimal të shkëmbimit, me 1,15 franga për një euro. Partia Popullore Demokratike, ndërkaq kërkon forma të tjera qytetare për të krijuar partneritet dhe për të krijuar front të përbashkët ndaj marrëveshjeve dypalëshe me BE-në. Të Gjelbrit nga ana e tyre, kërkojnë që në ligjin për SNB të përfshihet stabiliteti i shkëmbimit të frangut, në kuadrin e stabilitetit të çmimeve./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.