VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ASGJË E DYSHIMTË NË AIRBUSIN E BLLOKUAR DJE NË ZYRIH
Nuk ishte lejuar të merrte fluturimin për në New Delhi

E Shtunë, 02.21.2015, 03:25pm (GMT1)


Voal - ZYRIH - Airbusi A330 i kompanisë Swiss i bllokuar në tokë të premten (dje) pak pas mesditës për shkak të një "kërcënimi" jo aq të përcaktuar, para se të merrte fluturimin nga Kloteni për në New Delhi, mund të irhyjë në shërbim. E ka konfirmuar policia kantonale zyrihase, sipas së cilës në bordin e tij nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetimi lidhur me lajmin e dhënë, gjithsesi, vazhdon.

Të 231 pasagjerët nuk kishin mundur të hypnin në avion dhe iu ishte dashur të prisnin pesë orë para se të mund të merrnin një avion zëvendësues./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.