VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICËR - NDËRRIM SHEFASH MES SHQIPTARËSH NË FILIALIN E MIGROSIT

E Djelë, 02.22.2015, 06:25pm (GMT1)

 
Ndërrim shefash në filialin e Migrosit në Stekborn të kantonit Thurgau.

Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu, por sadopak të veçantë këtë akt e bën fakti se, sikur shefja që po e dorëzon punën ashtu edhe shefi që po e pranon atë, janë shqiptarë.

Florjeta-Krasniqi-Berisha, 28 vjeçe së shpejti do të bëhet nënë kështu që ka vendosur që t`i kthehet jetës familjare. Vendin e shefes nga ajo e merr shqiptari 27 vjeç, Avni Aliji, i cili deri tash ka qenë zëvendësshef në filialin e Migrosit në Sulghen. Aliji punon në Migrop Ostschweiz që nga viti 2003, prej kur ka kaluar nëpër disa filiale të tij në Zvicrën lindore në pozita të ndryshme, dhe viteve të fundit si zëvendësshef.

"Gëzohem për funksionin tim në ekipin prej tetë vetash në Steckborn. Do të bëj çdo gjë, që së bashku me bashkëpunëtorët e mi të plotësojmë dëshirat e konsumatorëve", thotë Avni Aliji, i rritur në Kreuzlingen dhe me banim aktual në Amriswil.

Avniu është i martuar nga viti 2007 dhe është baba i dy fëmijëve.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.