VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARTNERITET PËR TË NDIHMUAR INTEGRIMIN E TË RINJVE ZVICERANË NË TREGUN E PUNËS

E Mërkurë, 02.25.2015, 06:40pm (GMT1)



Voal - Lehtësimi i hyrjes së të rinjve në tregun e punës është synimi i shoqatës Check Your Chance (Provoje Shansin Tënd), i ndërmarrë nga një partenaritet mes SECO (Sekretaria e Shtetit për Ekonominë), Credit Suisse e gjashtë organizata me qëllim jofitimprurës, mes të cilave fondacioni YouLabor i Kiasos.

Zhvillimet e fundit të lidhura me frangun e fortë rrezikojnë të rritet sërish shkalla e papunësisë në radhët e të rinjve dhe Check Your Chance ka qëllim të ndihmojë me programe të veçanta në këtë drejtim.

Në krye të kësaj njësie të re është Valentin Vogt, numër një i Bashkimit Zviceran të Sipërmarrësve, i cili e shikon të rëndësishëm vlerësimin e rezervave të burimeve të vendeve të punës për ata që nuk janë përfshirë ende në tregun zviceran të punës./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.