VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË GJENEVË TAKOHEN KERRY DHE LAVROV
Kerry pas takimit shprehu besimin se biseda e zhvilluar mes tyre mund të ndikojë në përmirësimin e situatës së armëpushimit në Ukrainë

E Hënë, 03.02.2015, 06:53pm (GMT1)


Voal - GJENEVË - Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka takuar të hënën (sot) ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Gjenevë për të diskutuar rreth krizës në Donbass. Kreu i diplomacisë amerikane e ka ftuar Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së të vëzhgojë realitetin ukrainas, duke kërkuar një ndërhyrje të Kombeve të Bashkuara, kudo që mund të ketë ushtrim dhune. Kerry, në mënyrë të veçantë. ka këmbëngulur për rëndësinë e respektimit tërësor të armëpushimit të arritur nga marëveshjet e Minskut, me qëllim që të shmangen pasojat ndaj gjithë ekonomisë ruse, tashmë në gjendje të rëndë. Homologu i tij ndërkaq ka denoncuar ata që duan të sabotojnë një zgjidhje paqësore të konfliktit, por duke i pranuar përparimet e dukshme të prodhuara nga marrëveshjet e Minskut dhe duk iu kërkuar autoriteteve të Kievit të eliminojnë "bllokimin real" të rajonit Donbass, në mënyrë që të lejojë rimëkëmbjen e shërbimeve themelore.

Në fund të bisedës kreu i diplomacisë amerikane ka shprehur besimin se diskutimet mes tyre mund të sjellin një përmirësim të situatës që i kënaq të gjitha palët dhe që operacioni lidhur me armëpushimin të konkretizohet në të gjitha zonat ditëve të ardhshme./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.