VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PALEXPO GJENEVË - CILAT JANË RISITË E SALLONIT TË 85-të NDËRKOMBËTAR TË AUTOMOBILËVE

E Enjte, 03.05.2015, 03:17pm (GMT1)


Alfa Romeo 4C Spider

Voal - GJENEVË - Janë 131 risitë botërore dhe evropiane nga modelet e reja, restyling e motorizimet e  reja - të cilat janë iu janë prezantuar mediave dy ditë me radhë, të martën e mërkurën, në prag të edicionit të 85-të të Sallonit Ndërkombëtar të Automobilëve në Gjenevë. Tashmë portat janë të hapura për publikun deri më 15 mars, ai është i mirëpritur në qytetin mbi bregun e liqenit Leman dhe të zgjedhë se çfarë do të shijojë më shumë nga ato që i ofron tregu aktual i automjeteve.

Me pak fjalë disa nga modelet më të shumëpritura nga adhuruesit e autove: Aston Martin Vulcano (24 të tilla 800 CV); protagoniste edhe Alfa Romeo 4C Spider prototipi Audi Prologue Avant, që pasuron traditën e familjarëve të ardhshëm të Ingolstadt e gjeneratës së dytë të R8; BMW sjell Serinë 1 e Serinë 2 Grand Tourer me shtatë objekte; Citroën 95 vjeçar sjell një koncept e Berlingo Multispace të ri, përveç luksozes DS5; Ferrari sjelll 488 GTB, trashëgimtare e 458, me V8 prej 670 CV; rilexim e bashkëpunim Panda në pavionin Fiat; Ford risjell GT (600 CV) e Focus RS (350 CV); Honda sjell prapë HR-V e Civic Type R; Hyundai debuton me gjeneratën e re të Tucson ndërsa Infiniti sjell një koncept QX30; pritje në shtëpinë Jaguar për SUV F-Pace; Land Rover sjell gjeneratën ere të Evoque ; Maserati vjen me SUV Levante, e ndërkohë paraqitejn disa versione ekskluzive; Mazda risjell roadsterin MX-5; sfilata e mastodontëve dhe luiksit në pavionin e Mercedes-Benz; Opel debuton me kompakten Karl e Corsa OPC prej 207 CV; restyling për Peugeot 208, Renault vjen me krossoverin mesatar Kadjar; Porsche sjell Cayman GT4; Seat debuton me një prototip të SUV; Skoda shpalos Superb; Ssangyong sjell SUV e Tivoli; Toyota sjelle Auris; Volkswagen sjell Sharan e Touran; motorë e teknologji të reja në aspektin e sigurisë në pavionin Volvo.rsi
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.