VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AVIONI ME ENERGJI DIELLORE 'SOLAR IMPULSE' NIS UDHËTIMIN RROTULL BOTËS

E Hënë, 03.09.2015, 08:40am (GMT1)



Avioni 'Solar Impulse' është nisur sot nga Abu Dhabi në përpjekjen e parë për të qarkulluar rreth botës duke përdorur vetëm energji diellore.

Aeroplani pritet të arrijë cakun e parë, Muskatin e Omanit, pas 10 orë fluturimi.

Disa pjesë të udhëtimit, siç janë fluturimet mbi Oqeanet Paqësor dhe atë Atlantik, do të zgjasin deri në pesë apo gjashtë ditë.

Themeluesit e impulseve diellore në këtë aeroplan dhe pilotët e tij, Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg, kanë thënë se ata shpresojnë të inkurajojnë zëvendësimin e "teknologjive të vjetra ndotëse me teknologji të pastër dhe efikase".

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.