VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 12 MIJË NË BERNË PËR BARAZI GJINORE TË PAGAVE - NË MANIFESTIM U PËRFSHI EDHE SSM - SINDIKATA ZVICERANE E MEDIAVE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
12 MIJË NË BERNË PËR BARAZI GJINORE TË PAGAVE - NË MANIFESTIM U PËRFSHI EDHE SSM - SINDIKATA ZVICERANE E MEDIAVE

E Hënë, 03.09.2015, 09:40am (GMT+1)


Voal - BERNË - Me mijëra protestues (12'000 sipas organizatorëve) kanë zbritur në sheshin qendror të kryeqyteti Zviceran të shtunën pasdite për të manifestuar në favor të barazisë së pagave mes burrave dhe grave. Manifestimi realizohej në prag të 8 Marsit, festës së kushtuar pjesës tjetër të qiellit njerëzor.

        Manifestimit ia dhanë tonin edhe anëtarët e SSM

Në një manifestim të organizuar nga 50 organizata e shoqata, në mes të cilave edhe SSM (Sindikata Zvicerane e Mediave), Francoise Gehring, presidente e Grupit të Grave në Bashkimin e Sindikatave të Zvicrës, ka shqiptuar fort dhe qartë: 'Mjaft me diskriminime. Barazia mes burrave dhe grave është në të mirën e shoqërisë."

Sipas oratoreve, Zvicra iu ka borxh grave çdo vit rreth 8 miliardë franga, shifër që përbën hendekun gjinor të pagave.

Manifestuesit, duke shpalosur parullën "Barazi pagash menjëherë!", kanë vërshuar nëpër rrugët e qendrës së Bernës deri në Sheshin Federal.

Në Zvicër gratë vazhdojnë të marrin paga rreth 19% më të vogla se burrat.
 

Parimi një pagë të barbartë për një punë të barabartë është shkruar në Kushtetutën Federale nga viti 1981 e në ligjin e barazisë nga viti 1996, por gratë vazhdojnë të marrin në Zvicër rreth 19% më pak se burrat dhe 8,7% e kësaj diference vjen ekskluzivisht për shkak të gjinisë, thuhet në tekstet e përhapura nga manifestuesit për të shpjeguar përmbajtjen e protestës së tyre./ATS

Mbyllja e manifestimit në Sheshin Federal

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PALEXPO 2015 - FORD E BEFASON GJENEVËN ME MODELIN E RI KUQ E ZI (03.09.2015)
HERVÉ FALCIANI - KALORËSI I ERRËSIRËS (03.09.2015)
AVIONI ME ENERGJI DIELLORE 'SOLAR IMPULSE' NIS UDHËTIMIN RROTULL BOTËS (03.09.2015)
JASHTË RREZIKUT DY USHTARËT ZVICERANË TË PLAGOSUR NË MALI (03.08.2015)
PALEXPO GJENEVË - CILAT JANË RISITË E SALLONIT TË 85-të NDËRKOMBËTAR TË AUTOMOBILËVE (03.05.2015)
PALEXPO GJENEVË - HAPET SALLONI I 85-të NDËRKOMBËTAR I AUTOMOBILËVE (03.05.2015)
NË GJENEVË TAKOHEN KERRY DHE LAVROVKerry pas takimit shprehu besimin se biseda e zhvilluar mes tyre mund të ndikojë në përmirësimin e situatës së armëpushimit në Ukrainë (03.02.2015)
DUBAI - FEDERER E MUND GJOKOVIQIN (02.28.2015)
GJERGJAJ FITON - I AFROHET EDHE MË SHUMË DUELIT ME KLITSCHKON (02.28.2015)
NË ZVICËR QIRATË E BANESAVE SHKOJNË DREJT RËNIESUlja e taksës së hipotekave ndikon në rënien e qirave duke filluar nga stina e verës (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]