VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

74,5% E VOTUESVE KUNDËR INICIATIVËS FAMILJARE TË CVP-së

E Martë, 03.10.2015, 11:43am (GMT1)



Të dhënat përfundimtare e bëjnë një "korrigjim" të vogël të rezultatit por pa e ndryshuar trendin. 75.4% është përqindja që ka dalë nga numërimi i të gjitha votave për iniciativën familjare.
Në të gjitha kantonet iniciativa ka dështuar ndërsa më së keqi ka kaluar në kantonin Glarus, me 83% kundër. Pak më mirë është ndarë CVP-ja (bartësja e iniciativës në kantonin Jura, ku në favor të saj kanë votuar 42.8% të votuesve.
"”"”"”
Rezultatet nga kantonet ku janë numëruar votat ose ku ky numërim është në perfundim e sipër tregojnë humbje të rëndë të Iniciativës Familjare. Kështu, në Kantonin Lucern kundër saj kanë votuar 73%, ndërsa në kantonet: Cyrih, Aargauu, Schaffhausen, Neuchatel e Graubünden në mes 78% e 80%.
"”
Të gjitha shenjat janë se Iniciativa familjare e sponsoruar nga CVP/PDC nuk do të votohet nga shumica e atyre që kanë dhënë sot votën në referendumin e zhvilluar në nivel të Zvicrës.
Ndonëse kishte parashikime që i jepnin gjasa të mira, një sondazhi i fundit i realizuar pak ditë para votimin (nga gps Bern) kishte treguar se vetëm 40 % të zviceranëve ishin pro iniciativës, 50% kundër dhe 10% të pavendosur.
Raportet që vijnë nga terreni tregojnë për një trend edhe më të keq sa i përket pranimit të iniciativës. Disa komuna kanë votuar me shumicë të madhe kundër saj ndërsa në Kantonin Aargau, sipas të gjitha gjasave, iniciativa ka pësuar humbje të thellë.
Ndërsa iniciativa "Energji në vend të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar" është hedhur në votim nga partia GLP (Të Gjelbrit Liberalë) dhe është iniciativa e parë e ke¨saj partie deri tash.
Kjo iniciativë kërkon që të hiqet tatimi mbi vlerën e shtuar nga të gjitha mallrat dhe në këmbim me këtë, të vihen taksa mbi naftën, gazin, thëngjillin dhe uranin. Sipas iniciuesve, për kalimin në shfrytëzimin e energjisë së ripërtërishme dhe ekologjike nevojitet një reformë tatimore ekologjike. Të gjitha sondazhet e bëra lidhur me këtë iniciativë parashikojnë humbje të thellë të saj.
Pozicionimi: Iniciativa Familjare e CVP-së kërkon zbritje shtesë për familjet me fëmijë. Për këtë arsye kërkohet që shtesat për fëmijë dhe arsim në të ardhmen të lirohen nga tatimi në të ardhura.
Përkrahësit e iniciativës: CVP, SVP, EDU, EVP
Kundërshtarët: FDP, SP, Të Gjelbrit, BDP, GLP, shumë degë të partive kantonale të SVP-së, VPOD, drejtorët e Konferencës Kantonale të Financave. albinfo

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.