VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ABONEMENTET AKTUALE NUK DO TË PËRDOREN MË - DO TË ZËVENDËSOHEN ME 'SWISS PASS'

E Martë, 03.10.2015, 04:07pm (GMT1)



Voal - Abonamenti i përgjithshëm dhe me gjysmë çmimi nuk do të përdoren më. Do të zëvendësohen me "Swiss Pass": duke filluar nga mesi i gushtit, në fakt të famshmet "teserat blu" për të udhëtuar me çmim të reduktuar në trama, busa dhe trena në gjithë Zvicrën do të zëvendësohen nga një teser e kuqe, e pajisur me mikroçipin "RFID".

Nga fillimi i vitit 2016 do të ofrohen edhe shërbime shtesë, si abonamentet e bashkësive tarifore, skipass dhe shërbimeve Mobility, PubliBike e SuisseMobile. Dokumenti, i disponueshëm prej 15 qershorit 2015, do të jetë në formën e paraqitur këtu:



Lajmi u publikua nga Bashkimi i Transporteve Publike dhe Hekurudhave Federale Zvicerane.

Klientët mund të verifikojnë në çdo moment të dhënat e tyre nëpërmjet faqes në internet www.swisspass.ch, ku mund të kontrollojnë zgjatjen e abonamentit dhe të informohet për shërbimet shtesë./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.