VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'DIE BACHELORETTE' I BËN OFERTË EDHE DORINA PODRIMJES

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
'DIE BACHELORETTE' I BËN OFERTË EDHE DORINA PODRIMJES

E Shtunë, 03.14.2015, 08:34pm (GMT+1)


Modelja shqiptare në Zvicër, Dorina Podrimja, ka refuzuar një ofertë të majme nga televizioni zviceran "3+". Përkundër famës dhe shumës së madhe të parave që do t'ia sillte, ajo nuk ka pranuar të bëhet protagoniste e ciklit të ri të emisionit "Die Bachelorette" në Zvicër.

Televizioni zviceran "3 +" është në kërkim të një vajze, e cila do të jetë protagonistja e emisionit "Die Bachelorette" në Zvicër. Vajza e përzgjedhur do të këtë "nderin" të njihet me një numër të madh meshkujsh, me të cilët do të përjetojë eksperienca të ndryshme, ndërsa çdo javë do të largojë nga një mashkull nga shtëpia. Në fund djaloshi i mbetur, i cili pranon edhe trëndafilin e fundit, do të jetë edhe djali fatlum dhe ideal për vajzën, me të cilin mund të nisin edhe lidhjen e dashurisë. Një platformë kjo tashmë e njohur e emisioneve shumë të shikuara nëpër gjithë Evropën.

Para dy muajve një ofertë për t'u bërë "Die Bachelorette" e Zvicrës është dërguar edhe në adresë të ish-kandidates për "Miss Zvicra 2013"³, Dorina Podrimja.

"Kur më ka ardhur oferta, kam qeshur shumë", thotë Dorina për albinfo.ch.

Kriteret për t' u pranuar kanë qenë që vajza të jetë e bukur, inteligjente, karizmatike dhe jo e dashuruar. Ndonëse Dorina të gjitha këto kritere i plotëson, ajo pa menduar dy herë, e ka refuzuar.

"E kam refuzuar menjëherë",
thotë ajo.

"E para: karakteri im nuk më lejon të jem pjesë e këtyre emisioneve dhe, së dyti: nuk dua të gjej fatin e jetës sime në shou programe televizive", pohon 24-vjeçarja, e cila banon në kantonin Solothurn.

Me këtë refuzim, përveç famës së madhe ajo ka humbur edhe një shumë të majme parash, mirëpo vajza me prejardhje gjakovare nuk është penduar aspak për vendimin e saj: "Jo, jo aspak nuk jam penduar. E di që këto shou spektakle paguhen me shuma të mëdha parash, por nuk më duhet as fama dhe as paraja në këtë mënyrë", shprehet ajo.

Dorina është ende beqare. E, derisa të gjejë princin e jetës, ajo është e përkushtuar duke bërë fotoshooting dhe sfilata të modës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURIZMI ZVICERAN KA PËRPARËSI VETËM CILËSINË (03.14.2015)
VIZITË ZYRTARE E PRESIDENTES SË KOSOVËS NË BERNË (03.13.2015)
KUSH JETON NË WINTERTHUR TË VOTOJË PËR BLERIM BUNJAKUN, KANDIDAT NË PARLAMENTIN E KANTONIT TË ZYRIHUT (03.11.2015)
ABONEMENTET AKTUALE NUK DO TË PËRDOREN MË - DO TË ZËVENDËSOHEN ME 'SWISS PASS' (03.10.2015)
74,5% E VOTUESVE KUNDËR INICIATIVËS FAMILJARE TË CVP-së (03.10.2015)
ZYRIH - JETON GJINAJ DHE NJË RUS ARRESTOHEN PËR VRASJEN E BOKSIERIT MALAZEZ NË ZVICËR (03.09.2015)
12 MIJË NË BERNË PËR BARAZI GJINORE TË PAGAVE - NË MANIFESTIM U PËRFSHI EDHE SSM - SINDIKATA ZVICERANE E MEDIAVE (03.09.2015)
PALEXPO 2015 - FORD E BEFASON GJENEVËN ME MODELIN E RI KUQ E ZI (03.09.2015)
HERVÉ FALCIANI - KALORËSI I ERRËSIRËS (03.09.2015)
AVIONI ME ENERGJI DIELLORE 'SOLAR IMPULSE' NIS UDHËTIMIN RROTULL BOTËS (03.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]