VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJASHTË SHQIPTARË ME KOMBËTAREN ZVICERANE NË NDESHJET KUNDËR ESTONISË DHE SHBA

E Premte, 03.20.2015, 10:25pm (GMT1)

 
Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar në Përfaqësuesen e Zvicrës për dy ndeshjet e radhës. Zvicra më 27 mars përballet me Estoninë, ndërsa më 31 mars me SHBA-në.

Te Zvicra janë ftuar Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Behrami është lojtari i tretë me më së shumti ndeshje te Zvicra prej lojtarëve aktual. Ai ka 56 ndeshje e dy gola të shënuar.

Xhemaili ka tre gola në 40 ndeshje, ndërsa Kasami ka një gol në pesë ndeshje. Gola kanë edhe Shaqiri, Xhaka e Mehmedi. Shaqiri i ka 15 gola në 42 ndeshje, Xhaka pesë gola në 33 ndeshje, kurse Mehmedi 2 gola në 30 ndeshje.

Shaqiri është bindshëm realizatori më i mirë prej ekipit aktual.

Ndërkohë tek U-21 e Zvicrës janë ftuar Florent Hadërgjonaj, Jetmir Krasniqi e Shani Tarashaj.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.