VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Zvicër: Referendum për zgjerimin me Bullgarinë dhe Rumaninë të qarkullimit të lirë të personave
E Djelë, 02.08.2009, 10:31am (GMT1)

Në Zvicër zhvillohen sot votimet për zgjerimin me Rumaninë dhe Bullgarinë të qarkullimit të lirë të personave. Votuesit zviceranë do të vendosin sot nëse do ta hapin tregun e punës të Zvicrës për anëtarët më të fundit të BE-së, Bullgarinë dhe Rumaninë.  Referendumi zhvillohet pas kërkesës së Grupit Rinor të Partisë Zvicerane të Popullit, grup i cili ka krijuar frikë mbi mundësinë e shtimit në masë të imigrantëve nga Rumania dhe Bullgaria.
Në bazë të marrëveshjes së lëvizjes së lirë brenda BE-së, qeveria zvicerane lejon shtetasit e BE-së të punojnë në Zvicër, ndërsa shtetasit zviceranë lejohen të punojnë në vendet e BE-së. Ky traktat lidhet në mënyrë direkte me marrëveshjet dy palëshe mes Zvicrës dhe BE-së që lejuan heqjen e barierave të tregtisë dhe të levizjes në vitin 1999. Zyrtarët e BE-së kanë lënë të kuptohet se nëse referendumi i nesërm rrëzohet, kjo do të shkaktonte anullimin e marrëveshjeve të tjera Zvicër-BE.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.