VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BEHRAMI - TURP PËR QEVERINË E KOSOVËS QË KA ZYRTARË SI GANI KOCIN

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
BEHRAMI - TURP PËR QEVERINË E KOSOVËS QË KA ZYRTARË SI GANI KOCIN

E Mërkurë, 04.01.2015, 08:04am (GMT+1)



Baba i Valon Behramit, Ragipi, i ka ba thirrje Qeverisë së Kosovës me u distancue nga deklaratat fyese te zavendësministrit Gani Koci ndaj familjes së tij.

Ragipi thotë se ministrat janë për me heq lloçin nga stadiumet, e jo me i përlloç yjet, si Valon Behrami.

Zavendësministri në Qeverinë e Kosovës, Gani Koci, nëpërmjet rrjeteve sociale tha se axha i Valonit kishte qenë, sipas tij, inspektor i Sigurimit Shtetnor të ish-Jugosllavisë.
Ky pretendim i Kocit asht quejt i turpshëm nga baba i Valonit, Ragipi, i cili ka kërku nga Qeveria e Kosovës me u distancue nga zyrtari i i saj Koci.

"Ajo çka ka thanë ai zavendësministër asht e turpshme, siç asht i turpshëm edhe ai vet. Nuk e di as çka ka dashtë me thanë, kur asnjihere s'kemi pas lidhje me Serbi. I qoftë turp atij dhe Qeverisë së Kosovë që angazhon asi njerëz në udhëheqësinë e shtetit. I baj thirrje Qeverisë së Kosovës, sepse aty ka njerëz të ndershëm, me u distancue prej Gani Kocit", tha baba i Valon Behramit, raporton Telegrafi.

"Ai njeri duhet me shfrytëzue pushtetin që e mban per me heq lloçin nga stadiumet e Kosovës, e mandej me folë për Valonin, Xherdanin, Granitin dhe këta djem që kanë ba shumë për Kosovën. E pashë nji lojë të Kosovës në lloç, ku nuk dalloheshin lojtarët a janë të zi apo të bardhë nga lloçi, dhe m'erdhi keq jashtëzakonisht shumë, sepse ata djem nuk kanë faj, por çifti i këtij ministri", tha Ragipi.

Ai pohoi se mbas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA ka me u pa e me u marr vesh se kush asht patriot, e kush tradhtar.

"Kur ka me u pranue Kosova në UEFA e FIFA ai njeri i turpshëm ka me pa se kush asht patriot e kush asht tradhtar. Duhet me i ardhe mare që mundohet me njollos nji karrierë të nji djali që nuk din asgja tjetër, veçse me luejt futboll, me u krenue me prejardhjen e tij shqiptare, dhe me qene korrekt me nji shtet që e ka sjell deri këtu", u shpreh Ragipi.

"Kur une kam ardhe në Zvicër, e kam pas vetëm nji çantë me vete. Zvicra m'dha gjithçka, mue, familjes teme dhe Valonit. Valoni e ka për obligim me ndihmue vendin që i dha gjithçka. Valoni dhe shokët e tij nga Kosova e ndjejnë ma së shumti mungesën e himnit të vendit të tyne, andaj sulmohen. Ndërsa, tash sulmohen edhe nga pseudo-patriotat e Kosovës. Marre duhet me i ardhe çiftit të tij, por Valoni gjithmonë ka me vazhdue me dashte vendin e vet, Kosovën, dhe ka me vazhdue me përpikmëni me i krye obligimet morale ndaj Zvicrës", përfundoi Behrami.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IRANI E KONFIRMON DEZERTIMIN E GAZETARIT NË ZVICËR (03.31.2015)
HEROLINDA AVDYLI-REXHEPI: ZËRI YNË TË DËGJOHET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS (03.29.2015)
RIFILLOJNË BISEDIMET PËR DEPOZITAT GREKE NË BANKAT ZVICERANE (03.28.2015)
XHAKA SHËNON SUPERGOL, SHAQIRI SHKËLQEN, BEHRAMI LUFTARAK, ZVICRA FITON BINDSHËM (03.28.2015)
EMRAT SHQIPTARË NË POLITIKËN ZVICERANEHerolinda Rexhepi ia mësyn Parlamentit të Zvicrës me CVP-në (03.26.2015)
Zhurnal, BLERIM BUNJAKU - NUK DO TË LEJOJ TË KEQPËRDORET EMRI 'SHQIPTAR' NË ZVICËRBunjaku - Ka ardhur koha që ne shqiptarët e Zvicrës t'i japim fund veprimtarisë me lopatë dhe të merremi me politikë (03.26.2015)
SHOQATA E STUDENTËVE SHQIPTARË NË UNIVERSITETIN E SENT GALENIT AKADEMI PËR FAN NOLIN (03.23.2015)
GJASHTË SHQIPTARË ME KOMBËTAREN ZVICERANE NË NDESHJET KUNDËR ESTONISË DHE SHBA (03.20.2015)
ËSHTË NDARË NGA JETA AKTORI ZVICERAN BUDDY ELIAS - KUSHËRI I ANNA FRANKUT (03.20.2015)
EKLIPSI ZVICERAN I DIELLIT FILLON TË SHFAQET NË TIÇINO (03.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]