VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LOZANË - ARRIHET MARRËVESHJA KORNIZË PËR PROCESIN BËRTHAMOR TË IRANIT

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 06:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
LOZANË - ARRIHET MARRËVESHJA KORNIZË PËR PROCESIN BËRTHAMOR TË IRANIT

E Premte, 04.03.2015, 08:47am (GMT+1)



Shtetet e Bashkuara, Irani dhe pesë fuqitë e tjera botërore bënë të ditur një mirëkuptim, në të cilin përshkruhen një numër kufizimesh ndaj programit bërthamor të Iranit, që ai të mos mund të prodhojë një armë atomike. Mirëkuptimi u kërkon negociatorëve të arrijnë një marrëveshje të plotë brenda tre muajve.

Duke lexuar nga një deklaratë e përbashkët, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se ishte arritur një hap vendimtar pas më shumë se një dekadë negociatash.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif lexoi të njëjtën deklaratë në gjuhën perse. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe diplomatët e lartë të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë bënë gjithashtu komente të shkurtra.

Presidenti Barack Obama e quajti marrëveshjen "historike'' dhe paralajmëroi Kongresin që të mos ndërmarrë veprime të cilat mund ta dëmtojnë punën  drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
 
"Çështjet në fjalë këtu janë më të mëdha se sa politika," tha zoti Obama në komentet e bëra në Shtëpinë e Bardhë. "Këto janë çështje të luftës dhe paqes, dhe ato duhet të vlerësohen në bazë të fakteve," tha ai.
 
Presidenti e quajti "marrëveshjen" një marrëveshje të mirë, që plotëson objektivat tona kryesore.'' Ai tha se mekanizmat e verifikimit janë të tilla që, nëse Irani mashtron, bota do ta kuptojë.

Nga ana e tij zoti Kerry tha se "ishte arritur një marrëveshje për të zgjidhur çështje të mëdha lidhur me programin bërthamor. Do t'i rikthehemi punës së shpejti për një marrëveshje përfundimtare," shkruante ai.

Zonja Mogherini tha se shtatë vende do të fillojnë tani të hartojnë tekstin e një marrëveshjeje përfundimtare. Ajo përmendi disa pika për të cilat ishte rënë dakord lidhur me kufizimet në pasurimin e materialit që mund të përdoret ose për prodhimin e energjisë ose për mbushje bërthamore. Ajo tha se Irani nuk do të prodhojë plutonium që mund të përdoret për armë bërthamore.

Ajo që është më e rëndësishmja për iranianët, sanksionet ekonomike të cilat lidhen me programet e tij bërthamore, do të hiqen pasi agjencia bërthamore e OKB-së të konfirmojë se Teherani i është përmbajtur marrëveshjes.

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilat janë imponuar sanksione kundër Iranit, do të përfundojnë me arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse. za, rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BEHRAMI - TURP PËR QEVERINË E KOSOVËS QË KA ZYRTARË SI GANI KOCIN (04.01.2015)
IRANI E KONFIRMON DEZERTIMIN E GAZETARIT NË ZVICËR (03.31.2015)
HEROLINDA AVDYLI-REXHEPI: ZËRI YNË TË DËGJOHET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS (03.29.2015)
RIFILLOJNË BISEDIMET PËR DEPOZITAT GREKE NË BANKAT ZVICERANE (03.28.2015)
XHAKA SHËNON SUPERGOL, SHAQIRI SHKËLQEN, BEHRAMI LUFTARAK, ZVICRA FITON BINDSHËM (03.28.2015)
EMRAT SHQIPTARË NË POLITIKËN ZVICERANEHerolinda Rexhepi ia mësyn Parlamentit të Zvicrës me CVP-në (03.26.2015)
Zhurnal, BLERIM BUNJAKU - NUK DO TË LEJOJ TË KEQPËRDORET EMRI 'SHQIPTAR' NË ZVICËRBunjaku - Ka ardhur koha që ne shqiptarët e Zvicrës t'i japim fund veprimtarisë me lopatë dhe të merremi me politikë (03.26.2015)
SHOQATA E STUDENTËVE SHQIPTARË NË UNIVERSITETIN E SENT GALENIT AKADEMI PËR FAN NOLIN (03.23.2015)
GJASHTË SHQIPTARË ME KOMBËTAREN ZVICERANE NË NDESHJET KUNDËR ESTONISË DHE SHBA (03.20.2015)
ËSHTË NDARË NGA JETA AKTORI ZVICERAN BUDDY ELIAS - KUSHËRI I ANNA FRANKUT (03.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]