VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CNN - XHERDAN SHAQIRI. KUR SHISJA NË NJË ËMBËLTORE
Shqiptari i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri në një intervistë për CNN tregon hapat e para të karrierës së tij në futboll


E Premte, 04.03.2015, 09:44am (GMT1)


Shqiptari i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri në një intervistë për CNN tregon hapat e para të karrierës së tij në futboll.

"Kur luaja për të rinjtë e Bazelit, gjithashtu punoja edhe në një ëmbëltore", shprehet 23-vjeçari.

hi-res-e7ef3924d5b45eb1ec9bb629dcf6f69b_crop_exact
Shaqiri ka lindur në Gjilan në vitin 1991. Familja e tij u zhvendos në Zvicër një vit pas lindjes së tij.

"Gjithmonë kam ëndërruar të luaj futboll, por kur isha i vogël babi dhe nëna më thoshin që së pari duhet të mësoja diçka. Isha në fillesat e mia kur edhe nisa të punoja", tregon lojtari i Interit.

"Jam shumë krenar për punën që kam bërë si shitës për dy vite sepse e di se si është të punosh, kështu që di çfarë është jeta reale dhe jetën që bëj tani."

Shaqiri shprehet mirënjohës për vendin ku është rritur, Zvicrën.

"Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova, por jam rritur në Zvicër."

10711101_725521330857480_461817026627475734_n"Jetoj me mentalitetin e Zvicrës, por edhe me atë të Kosovës pasi kur shkoj në shtëpi flas shqip. Jetoj me të dy mentalitetet dhe nuk ka ndonjë diferencë të madhe", shprehet futbollisti.

"Koha është diferencë e madhe. Zviceranët janë gjithmonë korrektë, por shqiptarët nuk janë kështu", thotë me shaka Shaqiri.

Shqiptari bashkë me dy lojtarë të tjerë shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka dhe Valon Behrami firmosën peticionin për njohjen e Kosovës nga FIFA.

10406525_731380670271546_8508239857941654108_nAi thotë se nëse do të kishte mundësi të luante për kombëtaren e Kosovës, do ta kishte bërë një gjë të tillë.

11112940_805853322824280_2676370498974583404_n"E dua Kosovën, por për momentin nuk mund të luajë për kombëtaren e saj, kështu që është vetëm Zvicra për mua", thotë lojtari që ka aftësinë t'i përdorë të dy këmbët në fushën e blertë.

"Ndihem i lumtur që kam mundësi t'i kthejë Zvicrës atë që më ka dhënë mua dhe familjes sime, në të ardhmen nuk e di çfarë mund të ndodhë."

xherdan-shaqiriKy vit do të jetë viti i parë që prej vitit 2009 që Shaqiri e mbyll sezonin pa një titull. Pasi Interi është eliminuar nga Liga e Evropës dhe nuk është në garë për fitimin e Seria A.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.