E Hënë, 11.11.2019, 08:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
KUVENDI I SHQIPTARËVE TË ZVICRËS - LETËR MINISTRIT TË DIASPORËS PËR KARTONIN E GJELBËR

E Premte, 04.10.2015, 07:57am (GMT+1)



 Kuvendi i shqiptarëve të Zvicrës i kanë dërguar një letër ministrit të Diasporës, Valon Muratiti, që ka të bëjë me kartonin e gjelbër (Karta ndërkombëtare e sigurimeve të automjeteve).

Në këtë letër thuhet se që disa vite i kanë propozuar disa zgjidhje Ministrisë së kaluar, por pa asnjë rezultat, çka është për keqardhje.

Duke shpjeguar shumë gjëra, ky Kuvend kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëjë një marrëveshje bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, për t`ua mundësuar shtetasve nga Kosova që jetojnë në Zvicër të kthehen në vendlindje, pa obligimin për të paguar edhe shumën e sigurimit në Kosovë.

Ja letra e tyre e plotë:

Ashtu si, sigurisht e dini edhe ju, në 45 shtetet, në të cilat kartoni i gjelbër aplikohet, ekziston një agjensi e sigurimit kombëtarë. Këto agjensi janë të njohura dhe të grupuara në Këshillin e agjensive (« Cuncil of Bureaux, CoB »).

Që të pranohen në CoB, agjensitë kombëtare janë të detyruara të ndjekin kërkesat e CoB-it, përndryshe mbulimi i sigurimit për automjetet e siguruara nga ai vend nuk do të jetë i garantuar. E njëjta gjë vlen edhe për automjetet e siguruara nga kompanitë e sigurimeve të shteteve të tjera ; ato nuk janë të siguruara nëse vizitojnë vendin, i cili nuk i përmbahet rregullave të CoB-it.

Pas disa konventave të njëpasnjëshme (Konventa për kartonin e gjelbër në vitin 1949, Konventa e Londrës në mesin e shekullit të 20, Marrëveshjen shumëpalëshe për Garantimin e regjistrimit ose Konventa e regjistrimit në 1973), u nënshkrua Rregullorja e Përgjithshme, në fuqi që nga viti 2003.

Automjetet që mbulohen nga siguruesit, në shtetet nënshkruese të rregullores, mund të lëvizin në të gjitha shtetet anëtare me atë sigurim. Sa u përket automjeteve të siguruara në shtetet jo anëtare, duhen të paguajnë sigurimin e posaçëm kur hyjnë në një shtet, ku nuk vlen kartoni i gjelbër. E njëjta gjë vlen edhe për automjetet e siguruara në vendet anëtare ku vlen kartoni i gjelbër, të cilat duhet të paguajnë sigurimin e posaçëm kur hyjnë në një shtet, ku kartoni i gjelbër nuk është i njohur.

Kjo vlen për shembull për automjetet e siguruara në Zvicër, vend ku kartoni i gjelbër vlen, kurse Kosova nuk është anëtare e CoB-it, gjë që detyron Diasporën nga Zvicra të paguajë sigurimin në kufirin e Kosovës.

Që të aplikohet kartoni i gjelbër në Kosovë dhe në këtë mënyrë të sigurohet mbulimi i dëmit në territorin e Kosovës, është e nevojshme të themelohet një zyrë kombëtare e sigurimeve në Kosovë (Apo ndoshta një zyrë e tillë tanimë ekziston) dhe të bëhet kjo zyrë anëtare e CoB-it, që do të thotë, të sistemit të kartonit të gjelbër. Megjithatë, kjo hipotezë nuk mund të arrihet para se të bëhet Kosova anëtare e OKB-së, e cila nënkupton një njohje nga shumica e shteteve ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, sistemi i kartonit të gjelbër nuk do të rregullohet dhe nuk do të realizohet shpejtë në Kosovë, do të thotë, për disa vite.

Është pra krejtësisht legjitime, që Diaspora në përgjithësi, të kërkojë që kushtet për aplikimin e kartonit të gjelbër në Kosovë të plotësohen. KSHZ, i konsideron pagesat e sigurimit të automjeteve si të padrejta, fyese dhe diskriminuese

Megjithatë, duke pas parasysh që anëtarësimi i Kosovës në sistemin e lartpërmendur do të kërkojë shumë kohë, KSHZ, kërkon veçanërisht nga qeveria e Kosovës që të krijohet dhe të funksionojë zyra kombëtare e sigurimeve në Kosovë, e cila duhet të plotësojë të gjitha kriteret e CoB-it.

KSHZ kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të angazhohet për të bërë një marrëveshje sa më shpejtë që është mundur, gjegjësisht në vitin 2015. Kjo mund të jetë një marrëveshje bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, për t`ua mundësuar shtetasve nga Kosova që jetojnë në Zvicër të kthehen në vendlindje, pa obligimin për të paguar edhe shumën e sigurimit në Kosovë.

Bisedat ndërmjet KSHZ dhe Ministrisë së Diasporës rreth tematikës së kartonit të gjelbër, kanë filluar nga muaji qershor 2011 ( ! ), gjatë një vizite të ish-Ministrit në Zvicër, cili siguroi që deri « në fund të vitit », do të thotë 2011, « problemi i kartonit të gjelbër duhet të zgjidhet, dhe kështu të hiqet sigurimi në kufi ».

Katër vite më vonë, tematika e kartonit të gjelbër nuk është zgjedhur, e ne vërejmë që edhe më tutje nuk merret seriozisht nga institucionet kompetente të Kosovës. Kjo është shqetësuese për mërgimtarët që ndihmojnë Kosovën, në forma të ndryshme.

KSHZ, i ofron qeverisë së Kosovës ndihmën e saj, për të arritur një marrëveshje bilaterale me Zvicrën, sa i përket sigurimeve të automjeteve.

Ne nuk mund të pajtohemi me arsyetimin që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, që të mos punohet aspak në ketë tematikë dhe të mos shikohen alternativa tjera.

Duhet të keni parasysh, z. Ministër MURATI, që pengesa kryesore për Diasporën nuk është pagesa e një shume të hollash për Kosovën, por ne e konsiderojmë si të padrejtë.

Dua edhe njëherë të t`ua përkujtojë se Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ka resurse dhe gatishmëri ta ndihmojë qeverinë e Kosovës në këtë drejtim.

Duke ju uruar mirëpritje të kësaj letre dhe duke ju falënderuar për vëmendjen që do ja kushtoni dhe përgjigjen tuaj të shpejtë, ju lutem, i nderuar z. Ministër MURATI, të pranoni ndjenjat e mia të devotshme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FTESË PËR KUVEND ZGJEDHOR PËR NËNDEGËN E LDK-së NË SOLOTHURN (04.09.2015)
ZVICRA ME RROGËN MESATARE MË TË MADHE NË BOTË (04.08.2015)
TË RINJ SHQIPTARË NË MESIN E TË DIPLOMUARVE NË UNIVERSITETIN ELITAR HSG NË ST GALLEN (04.06.2015)
GJENEVË - NIS PUNËN PËRSHPEJTUESI I GRIMCAVE CERN (04.05.2015)
CNN - XHERDAN SHAQIRI. KUR SHISJA NË NJË ËMBËLTOREShqiptari i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri në një intervistë për CNN tregon hapat e para të karrierës së tij në futboll (04.03.2015)
LOZANË - ARRIHET MARRËVESHJA KORNIZË PËR PROCESIN BËRTHAMOR TË IRANIT (04.03.2015)
BEHRAMI - TURP PËR QEVERINË E KOSOVËS QË KA ZYRTARË SI GANI KOCIN (04.01.2015)
IRANI E KONFIRMON DEZERTIMIN E GAZETARIT NË ZVICËR (03.31.2015)
HEROLINDA AVDYLI-REXHEPI: ZËRI YNË TË DËGJOHET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS (03.29.2015)
RIFILLOJNË BISEDIMET PËR DEPOZITAT GREKE NË BANKAT ZVICERANE (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]