VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHPËTOI JETËN E NJË GRUAJE - SHQIPTARI TASHMË HERO I MEDIAVE ZVICERANE

E Martë, 04.14.2015, 12:47pm (GMT1)


Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur. U drejtova nga burimi i zërit dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë, unë u ngrita menjëherë dhe shkova në drejtim të dritares, tregon shqiptari 36 vjeçar nga Bazeli, Ramadan Ziberi, transmeton albinfo. Ngjarja ka ndodhur natën e të dielës në mes të Bazelit.

Ai i ka folur gruas që kërcënonte të hidhej nga lartësia prej tetë metrash por ajo nuk ka dashur të dëgjojë. Pastaj pa menduar asgjë dhe instinktivisht i ka hapur krahët ashtu që ajo të binte në ta".

Prokuroria ka sqaruar më vonë se gruaja e re donte të bënte vetëvrasje.

"Kur ajo tashmë kërceu, unë kam funksionuar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët", thotë Ziberi". Gruaja ka kërcyer nga kati i dytë dhe pasi është penguar nga kanatat e dritareve ka rënë drejt në krahët e shpëtimtarit të saj, shkruan 20minuten.ch.

"Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur", shpjegon Ziberi, i cili tashmë është bërë heroi i ditës në Bazel, vazhdon 20minuten.ch.

Ai ende nuk e ka përpunuar gjithë zhvillimin e ngjarjes. Vetëm kujton se askush nga kalimtarët nuk ndërmerrte asgjë .

"Gjithë natën kam qëndruar pa gjumë. Më dhembte shpina ndërsa adrenalina pulsonte në damarë.

Tash, kur çdo gjë ka kaluar, akti trimëror i Ziberit ka marrë dhenë. Njerëzit e panjohur ia rrahin krahët dhe e falënderojnë e shikime. Ndërsa për vajzën e tij 10 vjeçe ai tashmë është hero. "Ajo më ka pyetur nëse kam shpërndarë autografe", qeshet Ziberi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.