VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PLEQTË NË TIMON SHKAKTOJNË MË SË SHUMTI AKSIDENTE NË ZVICËR

E Djelë, 05.03.2015, 08:52am (GMT1)

VOAL - Numri i aksidenteve të provokuara nga drejtues mbi 70 vjeçarë të veutrave është rritur 12% në katër vitet e fundit, duke kaluar shifrën 4500 më 2014.

Studimi u realizua nga Le Matin Dimanche e SonntagsZeitung, të cilat kanë analizuar 210'000 raste të regjistrua nga policia zvicerane mes 2011 e 2014.

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, është vënë re se akisdentet e provokuara nga të rinjtë nën 25 vjeç janë zvogëluar 16%, duke kaluar nga 10'500 në 8'800.

Prirjet janë ende më të dukshme nëse merren parasysh episodet vdekjeprurëse ose me plagosje të rënda. Në këtë rast rritja është 13% tek pleqtë, dhe zvogëlimi është 23% sa iu përket të rinjve.

ATS

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.