VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CVP - ZVICRA TË MARRË PJESË NË OPERACIONIN E SHPËTIMIT TË EMIGRANTËVE NË MESDHÉ

E Hënë, 05.04.2015, 05:34pm (GMT1)

VOAL - BERNË - Zvicra duhet të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit në Mesdhe, duke dhënë fonde dhe personel i cili të veprojë në vendin e ngjarjes. Ky është aspekti kryesor në planin e hartuar nga Partia Popullore Demokristiane e Zvicrës (Christlichdemokratische Volkspartei der Schweiz) për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të vështira të emigrantëve që kërkojnë strehim në Evropë.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e hënë) në Bernë, partia ka shprehur vullnetin për të shpëtuar jetët e njerëzve, por duke u deklaruar kundër pranimit të kërkessave për azil nga ambasadat helvetike, çka është kërkuar nga Organizata Zvicerane e Ndihmës ndaj Refugjatëve. Gjithsesi është parashikuar mikpritja ndaj refugjatëve më në nevojë si grave, fëmijëve e pleqve.

Një pikëpamje të ndryshme ka grupi parlamentar i të Gjelbërve që kërkon nga Këshilli Federal të propozojë një dekret për të rifutur me urgjencë procedurën e azilit të refuzuar nga CVP. Ekologjistët që 3000 refugjatë -ky është numuri i atyre që duhen mikpritur, janë pak: gjatë krizës në Kosovë (1998) në dy vjet janë mikpritur 50'000 veta./ATS

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.