VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BIE NIVELI I ALARMIT, POR NUK BIE NIVELI I LUMENJVE ZVICERANË

E Martë, 05.05.2015, 10:21am (GMT1)


VOAL - S
ituata mbetet kritike edhe sot në disa rajone zvicerane në veri të Alpeve për shkak të shirave të mëdhenj që i kanë fryrë lumenjtë dhe përrenjtë. Për lumin Aare dhe liqenin e Tunit është mbajtur niveli më i lartë i alarmit.

Shërbimet meteorologjike zvicerane ndërkohë kanë ulur nivelin e alarmit për liqenin e Bienit, pasi ujërat kanë rënë 2 centimetra gjatë natës. Mbrëmë ka pasur një stuhi të shoqëruar me föhn, çka ka bërë që kolona e vogël e mërkurit të shënojë temperatura "tropikale" - mbi 20 gradë - sipas SRF Meteo, Meteo Group e MeteoNews. Shpejtësitë e erës 111 km/h janë regjistruar në Bilten (Graubynden) e 100 km/h në Innertkirchen (BE), ndërsa termometri ka shenuar 24 gradë në Delémont (Jura) e Altenrhein (Sant GALEN) e 20 gradë në Apencel.

Trenat e linjave të largëta nuk qarkullojnë më nga ora 08.55 në drejtimin Lozanë-Vevej (Vo) e ata rajonalë në drejtimin Lozanë-Lutri (Vo) për shkak të dëmitimeve në hekurudhë nga moti./ATS

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.