VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRANË GJYKATËS PENALE FEDERALE TË ZVICRËS TË KETË EDHE NJË GJYKATË APELI

E Martë, 05.05.2015, 10:38am (GMT1)



VOAL - Gjykata Penale F
ederale e Belinconës duhet të ketë edhe një gjykatë të pavarur apeli. E ka vendosur të hënën Këshilli Kombëtar me 92 vota kundrejt 91, duke parapëlqeyer këtë zgjidhje në vend të një zgjerimit të Gjykatës Federale të Lozanës, siç kishte propozuar Këshilli Federal.

Duke pasuar vendimin e Këshillit të Shteteve të marrë në dhjetor, edhe Këshilli Nacional është i mendjes që ky vendim të jetë objekt i Qeverisë, me qëllim që kjo të krijojë bazat ligjore për institucionin e një gjykate të pavarur apeli.

Projekti qeveritar parashikonte zgjerimin e kompetencave të Gjykatës Federale kur gjykatësit shprehen lidhur me apelet kundër vendimeve të Gjykatës Penale Federale. Aktualisht, kur përballen me të tilla raste, gjykatësit e Lozanës vetëm mund të verifikojnë nëse e drejta është zbatuar me drejtësi. Gjykata Supreme ndërkohë mund të procedojë me një qartësim të mëtejshëm të fakteve. ATS

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.