VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARI QË E HUMBI JETËN NË PUNË NË ZVICËR ËSHTË BESLIM SYLA NGA BERJAHA E GJAKOVËS

E Martë, 05.05.2015, 07:46pm (GMT1)


Personi që ka humbur jetën në aksidentin e punës, të ndodhur të premten në Lucernë, është Beslim Syla nga fshati Berjah i Gjakovës. I ndjeri po punonte pa dokumente në Zvicër.

Beslim Syla nga Gjakova humbi jetën pasditen e të premtes, në një aksident pune në Lucern.  Një shok i tij, Bekimi nga Biel Biene ka thënë për albinfo.ch se Beslimi ka qenë punëtor dhe ka punuar vazhmisht për të siguruar ekzistencën e familjes në Kosovë.

Beslimi ka tri vjet që punon pa dokumente në Zvicër. Ai pësoi lëndime të rënda në kantierin e ndërtimit në qytetin e Lucernës dhe ka ndërruar jetë pastaj në vendin e ngjarjes, njofton policia.

Sipas njohurive të para, mbi të ndjerin ka rënë materiali i skeles nga kamioni pirunier që e bartte materialin në fjalë. Dhe kjo ka qenë fatale për 33 vjeçarin.

Albinfo mësoi se bashkë me Beslimin u aksidentua edhe një punëtor tjetër shqiptar, i cili pësoi lëndime të lehta ndërsa italiani u arrestua ngase nuk kishte leje të vozitjes për kamionin pirunier.

Beslim Syla ka lënë pas 3 fëmijë, një vajzë dhe dy djem. 3 vjet e gjysmë i ndjeri nuk kishte mundur ta vizitonte familjen në Kosovë për shkak të dokumenteve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.