VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHOQATA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË ZVICËR - ME KRYESI TË RE
Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri

E Hënë, 05.11.2015, 04:06pm (GMT1)




Të dielën në Avenches u mbajt kuvendi i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Temë qendrore e punimeve ishte zgjedhja e kryesisë së re të këtij organizmi pastaj "leksikoni i krijuesve shqiptarë në Zvicër" si dhe tema të tjera organizative që për qëllim kanë avancimin sa më të mirë shoqatës, dhe punës në fushën e kulturës që bën ajo.

Në fillim u zhvillua një debat i gjerë e konstruktiv lidhur me projektin e "Leksikonit" të SHKSHZ-së, tashmë të bërë publik. Mjaft autorë shfaqën një numër të konsiderueshëm vërejtjesh me punën e kryesisë së deritashme dhe zhvillimin e shoqatës në përgjithësi, si dhe lidhur me mënyrën e konceptimit të projektit "leksikon", pastaj me format se si është vendosur të krijohet një libër i tillë etj.

E dhëna se konceptuesit e këtij lloj "leksikoni", kanë qenë një pjesë e ngushtë e kryesisë së kaluar, e posaçërisht mosprezantimi i asnjë lloj koncepti për hartimin e projektit në fjalë, mungesa e shpjegimeve dhe praktikave të njohura për këta lloj librash, moskrijimi i një këshilli botues i cili do të përcaktonte kriteret mbi ç'bazë do të punohej, dhe posaçërisht ngatërrimi mes asaj çfarë quhet leksikon e çfarë antologji, nga ana e njerëzve që ishin marrë me atë që ata e kishin emërtuar "Leksikon të Krijuesve Shqiptarë në Zvicër", ngjalli një reaksion të shkrimtarëve e artistëve si Shaip Beqiri, Skënder Buçpapaj, Elida Buçpapaj, Sabit Gecaj, Bujar Salihu, Fehmi Berisha, Adem Dërmaku e ndonjë tjetër.

Ata kërkuan që të formohet një këshill botues lidhur me projektin e "Leksikonit" dhe projektet e tjera që planifikohen në të ardhmen.

Ndër të tjera u tha që si praktikë, së pari duhet të studiohet mirë çdo projekt, të vendosen kriteret profesionale, dhe të hartohet strategjia e punës për çdo projekt.

Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë e re prej 7 anëtarësh, kryetar u zgjodh poeti Shaip Beqiri. albinfo

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.