VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ILIR SHALA - KANDIDAT PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS NË LISTËN E CVP
E Martë, 05.12.2015, 05:10pm (GMT1)


VOAL - Bëhet e ditur se Ilir Shala, nënkryetar i Junge CVP të Kantonit të Bernës, u shpall kandidat për deputet në listën e përgjithshme të Partisë Kristian popullore-CVP, në zgjedhjet nacionale, tetor 2015.

Ilir Shala i takon grupit të ekspertëve të JCVP dhe si i tillë është bashkërisht i propozuar dhe mbështetur nga CVP e PSHDK. Ilir Shala është 20 vjeçar, e përkundër moshës kandidat me përvojë të gjatë në jetën politike të të rinjve.

Shala është pjesëtar i shumë forumeve politike nga përditshmëria zvicerane. Përkundër moshës, Ilir Shala është një personalitet i veçantë, që ballafaqohet me zgjedhjen e çeshtjeve që e preokupojnë komunitetin.

Njihu njëherë me Ilirin, do ta simpatizosh gjithë jetën per qasjen shumë pragmatike ndaj problemeve shoqerore. Urime e shumë suksese Ilir Shala. Presim që të mbetesh fitimtar i vertetë. Për sukseset tua Ilir, do të gezohet shumëkush, e më së shumti Gjakova e Prizreni. Do theksuar se Iliri është shqiptari i parë në strukturat udheheqëse te JCVP....

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.