VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAUL GAUGUIN - NJË UDHËTIM DREJT VENDEVE IDILIKE
Ekspozita e Fondation Beyeler propozon një nga ngjarjet kulturore pikante të vitit 2015


E Mërkurë, 05.13.2015, 06:15pm (GMT1)


VOAL - BAZEL - Me një prej ngjarjeve kulturore të vitit 2015 në nivel evropian, Fondation Beyeler hap dyert e tij ndaj piktorit Paul Gauguin (Pol Gogen). Pikturat e tij novatore, të cila e bënë atë ikonë të artit modern, janë vlerësuar ndër thesarët më të rëndësishëm dhe më të çmuar kulturorë të botës. Me ngjrat e tyre të gjala dhe format e thjeshta, kanë revolucionarizuar artin dhe vazhdojnë ta entusiazmojnë publikun e sotëm. Nëpërmjet pesëdhjetë kryeveprave, të cilat vijnë nga muzetë më të famshëm ndërkombëtare dhe nga koleksionet më të mëdha private, është e mundur të përmbushet një udhëtim deri tek vendi ku artisti u gjet "më në fund i lirë, i distancuar nga paraja, dhe në gjendje të dashurojë, të këndojë e të vdesë".

Vëmendje të posaçme kërkojnë veprat me famë botërore që artisti ka krijuar në Tahiti: figura femërore sensuale, shpresh me kafshë simbolike, në peizazhe idilike. Artisti kremton idealin e tij të një bote ekzotike të pashkelur, që bashkon natyrën dhe kulturën, misticizmin dhe erotizmin, ëndrrën dhe realitetin në harmoni të përkryer. Krijimet e pashoqe të Gauguin flasin për kërkimin e një parajse të humbur, evokojnë jetën e trazuar të një artisti mes kulturave, e zotëruar nga pasioni dhe nga jeta për aventura.

Krhas këtyre pikturave, ekspozita paraqet edhe një përzgjedhje të skulprutave të jashtëzakonshme, autoprotrete të ndryshme, piktura vizionare dhe shpirtërore që dëshmojnë periudhën të cilën Gauguin e ka kaluar në Britaninë e Madhe.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.