VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës: Xehtarëve të Trepçës në 20 vjetorin e grevave të tyre historike
E Hënë, 03.02.2009, 09:00am (GMT1)

 “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia.” (Isa Boletini)

 

Me rastin e 20 vjetorit të grevave historike të xehtarëve tëTrepçës, të cilat, shpërthyen terrin informativ të ish sistemit komunist Jugosllavë, që propogandonin në tërë botën se kombet dhe kombësitë në të ashtuquajturën Federatën Jugosllave, janë të barabarta, me demagogjin e tyre, të bashkim-vllaznimit, që ishte një gënjeshtër e kulluar.

Kërkesat e xehetarëve, drejtuar edhe OKB-ra ishin të drejta dhe kishin karakter politikë, në interes të Kosovës e kundër okupatorit serbo-sllav.

Xehtarët besonin se OKB-ja do të merret me kërkesat e tyre për Kosovën, dhe do të kenë veprim e qëndrim të drejtë.

Fatkeqësisht, ndodhi e kundërta në shpërputhje me kërkesatë e drejta të xehtarëve për Kosovën dhe të vërtetën...!

OKB-KS, fatkeqësisht janë bërë peng i vetos ruse dhe kanë rënë nën ndikimin e politikës antishqiptare që udhëheq Rusia dhe Serbia kundër Kosovës..në vazhdimësi..!

Kjo u vërtetua me qëndrimet dhe veprimet e saja zyrtare, përmes administrimit civil të ashtu quajtur: UNMIK, e cila  administratë burokratike, e çoroditur dhe e korruptuar, qe nëntë vite, i ka dhuruar Kosovës mjerisht ate që s`është dashur :

Papunësinë mbi 60%...!

Varfërinë në skajshmëri të mbi 40%..!

Lulëzimin dhe zhvillimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar në të gjitha drejtimet,.!

Diskriminimin pozitiv-privilegja vetem për serbët 5% kolonizator..!

Ngulfatjen e zhvillimit ekonomik, sidomos të energjitikës dhe Trepçës..!

Krijimin e enklavave serbe në Kosovë qëllimet e të cilave tani më, janë të njohura haptas..!

Mbshtetjen e strukturave kriminale paralele serbe në Kosovë,.!

Bashkëpunimin me serbinë në dëm të Kosovës..!

Dëshmi  Mitrovica e ndarë dhe sjelljet e UNMIK-ut në përkrahje te kriminelve serb…!

Edhe shumë veprime tjera të shëmtuara, por me fajin edhe të institucioneve vendore..për servilizmin e treguar..!

Prandaj, shqiptimi i emërtimit në gjuhën angleze, ANMIK, i vjen shumë për shtati, dhe e mbajtë me shëndet, sepse e vërtetoi me veprimet e saj praktike qe nëntë vite, me rregulloret e saj të çoroditura e diskriminuese për shqiptarët vendorë dhe privilegje të papara askund në botë, për afër 5% serbë kolonizator..!

SHBA-së treguan miqësinë e vërtetë dhe bënë shpetimin e popullint të shumëvuajtur shqiptar në Kosovë nga gjenocidi  e sundimi çetniko barbar serbo-ortodoks..!

Përë këtë, populli shqiptar i Kosovës dhe insitucionet e saja, përjetë i falënderojnë dhe do t`u jenë mirënjohës sinqerisht.

Xehtarët e dinë më së miri si janë trajtuar qe nëntë vite nga administrata e UNMIK- ut, dhe  organizatat tjera qeveritare e jo qeveritare..! Kemi besimin se, xehtarët do të dinë, tani e në të ardhmen të marrin qëndrimet dhe veprimet e duhura dhe te arsyeshme, në përputhje me interesat e tyre dhe të Kosovës.

 

Xehtarë të nderuar,

E gëzofshi Pavarësin e Kosovës ashtu siç e meritoni.

 

JU shërbeftë, shëndeti, arsyeja dhe vullneti për punë, për të krijuar dhe zhvilluar të mirat materiale, për mirëqënien tuaj dhe të mbarë Kosovës, e cila ka nevojë për forcimin dhe zhvillimin ekonomik, të demokracisë, ligjin e së drejtës, e të pavarësisë të posa lindur- e cila shumë do varet nga ne, se si do të kujdesem për shëndetin dhe mirëqënien e saj në zhvillim..

 

Me fat në realizimin e dëshirave dhe të drejtave tuaja.

 

Kryetar: Abas Fejzullahi


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.