VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Roxher Federeri në verë do të bëhet për herë të parë baba
E Premte, 03.13.2009, 03:55pm (GMT1)

Voal-online Mediat elektronike zvicerane mbrëmë dhe ato të shkruara sot e kanë vënë në krye të faqeve të para dhe dukshëm lajmin se Roger Federer do të bëhet në verë për herë të parë baba. Superylli zviceran e bëri këtë të ditur kur ishte në turneun botëror tenistik në Indian Wells: Mirka Vavrinec dhe ai do të bëhen në verë prindër. Mirka është shtatzënë, ishte titulli i vebsajtit të tij (www.rogerfederer.com).  Ata janë të lumtur që së bashku, siç thotë Federer, të themelojnë së bashku familjen. "Ishte një ëndërr për ne të dy. Ne i duam fëmijët, dhe i gëzohemi shumë foshnjës sonë të parë. Mirka është për mrekulli, gjithçka po shkon mirë dhe normalisht." Roger Federer und Miroslava (Mirka) Vavrinec (31 vjeçe) ka më se tetë vjet që janë së bashku. Ajo filloi të jetë pranë tij që në Lojërat Olimpike 2000 në Sidnej. Vavrinec e përmbylli karrierën e saj aktive (renditja e saj më e mirë botërore ishte vendi 76) dy vjet më vonë dhe prej atëherë e shoqëron rregullisht Federerin nëpër botë. Ardhja e fëmijës shtron pyeteje për babain. A do të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore planet e tij, të cilat janë të shpallura tashmë të paktën deri në vitin 2012 (Olympia në Wimbledon)? A duhet përveç Roger, Mirka dhe fansat e Federer, të gëzohen edhe Rafael Nadal dhe konkurentët e tjerë? Ka gjasa që të vijë martesa e saj në muajt e ardhshëm. Jo shumë nga lojtarët e mëdhenj të tenisit kanë mundur të jenë indiferentë ndaj atësisë. Pete Sampras iu desh njëfarë kohe t'i kushttohet vetëm atësisë. John McEnroe e Ivan Lendl vazhduan karrierën edhe shumë kohë pasu u bënë baballarë, por nuk morën më tituj kampionë. Boris Becker dhe Andre Agassi përbëjnë përjashtime: ata fituan edhe si baballarë turne të ndryshme botërore. Dhe të dy u martuan para lindjes së fëmijëve të parë. Martesa midis Agassi e Steffi Graf ishte katër ditë para lindjes së fëmijës së parë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.