VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Nga muaji prill Zvicra ndërpret azilin për kosovarët
E Premte, 03.20.2009, 08:42pm (GMT1)

RTK - Zvicra ka renditur Kosovën në mesin e vendeve të sigurta ku respektohen të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare. Qeveri zvicerane e ka vendosur Kosovën në listën e ashtuquajtur "Safe Countries" (vende të sigurta) ndërsa ka marrë vendim që nga prilli i këtij viti të mos pranojë azilkërkues nga Kosova, njofton Departamenti i policisë zvicerane. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Swissinfo.

Ndryshe, për shumë vite me radhë Zvicra ka qenë ndër vendet më të preferuara për azilkërkuesit nga Kosova. Sot në këtë vend jeton një numër shumë i madh i kosovarëve të cilët, si të përndjekur dhe të persekutuar, kanë gjetur aty strehim dhe siguri për vete dhe familjet e tyre. Voal-online.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.