E Mërkurë, 10.16.2019, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Ismail Kadare bisedë filozofike në kanalin e parë zviceran
E Shtunë, 03.21.2009, 01:10pm (GMT+1)

Voal-online – Në kuadrin e programeve speciale kulturore, sot kanali i parë zviceran, në gjuhën gjermane, ritransmetoi emisionin e së shtunës, emisionin bisedor me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare. Emisioni „Sternstunde Philosopie: Ismail Kadare über Albtraum und Poesie - Gespräch mit Roger de Weck“ ( Çast i madh filozofie: Ismail Kadare mbi ankthin dhe poezinë – Bisedë me Roger Weck) nga ora 08:55 deri në orën 10:00 e mëngjesit, kishte si pikënisje botimin e librit „Der Raub des königlichen Schlafs“ (Grabitja e gjumit mbretëror), në rubrikën romane të vogla dhe tregim (Kleine Romane und Erzählungen“ nga shtëpia botuese Amman Verlag, 2008. „Totalitarizmi ikën, plagët mbeten: Jo të gjithë janë çliruar në brendsinë e tyre. Këtë e di Ismail Kadare. Ai është një ndër më të medhenjtë në botën e letërsisë, kandidat për Çmimin Nobel. Dhe vjen nga një vend i vogël: Shqipëria. Atje mbretëronte deri në fund të viteve 80 totalitarizmi i kulluar, një prej diktaturave më brutale të Europës. Ismail Kadare ka realizuar në këto rrethana kryevepra si „Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (Der General der toten Armee) apo “Kronikë në gur” (Chronik in Stein). Ai nuk ishte disident – përkundrazi ishte në shkrimtar, i cili iu kushtohej veprave të tij, për të mos lejuar që krijimtaria e tij të dëmtohej – çka do të ishte çmimi që ai nganjëherë do t’ia paguante regjimit të pamëshirshëm, në mënyrë që të mbijetonte dhe të shkruante. Kjo është një rrethanë për të cilën autori i rangut botëror është sulmuar shumë herë. Këto rrafshe janë theksuar në bisedën televizive, përqëndruar në temën e marrëdhënieve midis diktaturës dhe letërsisë, si dhe mbi ankthin dhe helmin që lëshonte totalitarizmi mbi krijimtarinë dhe jetën në përgjithësi.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga muaji prill Zvicra ndërpret azilin për kosovarët (03.20.2009)
Roxher Federeri në verë do të bëhet për herë të parë baba (03.13.2009)
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë të Zvicrës: Xehtarëve të Trepçës në 20 vjetorin e grevave të tyre historike (03.02.2009)
Zvicra i thotë po zgjerimit të qarkullimit të lirë me BE-në (02.08.2009)
Zvicër: Referendum për zgjerimin me Bullgarinë dhe Rumaninë të qarkullimit të lirë të personave (02.08.2009)
PAUL KLEE, PIKTORI GJENIAL BERNEZ I HARMONISË MUZIKORE TË NGJYRAVE (12.19.2008)
ZVICRA E PUSHTUAR NGA BORA (12.18.2008)
Prej 12 Dhjetorit në Zvicër hyn në fuqi marrëveshja e Shengenit (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]