VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Federer pësoi humbjen e pestë nga Murrei
E Djelë, 03.22.2009, 08:39am (GMT1)

Voal-online Në Indian Wells të SHBA nuk kemi një finale Rafael Nadal - Roger Federer. Federer u ndal në gjysmëfinale me 3:6, 6:4, 1:6 nga Andy Murray. Ishte humbja e pestë e Federer përballë skocezit gjashtë vjet më të ri. Një black-out çerekorësh i ka mjaftuar Roger Federerit të shijonte humbjen. Çuditërisht Federer gjuante në atë drejtim që Andy Murray e priste. Roger Federer ia dha pikët njëra pas tjetrës kundërshtarit Murray drejtpërdrejt nga shërbimi. Humbja e ndeshjes ishte e qartë që në setin e parë, rezultati i të cilit ishte 3:6 në disfavor të tij. Murray nuk ia lejoi vetes të humbte asnjë rast për të grumbulluar pikë. Pritej që Federer të ishte gjithnjë e më agresiv, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Përkundrazi, dëshira e tij për fitore sa vinte e zbehej përballë numrit 4 të botës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.